Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë, disa prej tyre ishin në burg...

Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë, disa prej tyre ishin në burg që nga viti 1985

Tre autobusë me 114 të burgosur palestinezë, të liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, arritën të shtunën në Ramallah. Ky përfaqëson një hap tjetër në shkëmbimin e vazhdueshëm të të burgosurve midis Hamasit dhe Izraelit.

Televizioni izraelit, Kanal 12 konfirmoi transferimin e të burgosurve palestinezë nga burgu Ketziot në Negev, me plane për t’i transportuar ata në vendkalimin Kerem Shalom në kufirin e Gazës.

Zyra e Informacionit për të Burgosurit e Hamasit ka publikuar një listë me 200 të burgosur palestinezë të planifikuar për lirim. Mes tyre janë 121 persona me burgim të përjetshëm dhe 79 me dënime afatgjata, që bëjnë pjesë në grupin e dytë sipas marrëveshjes së shkëmbimit.
Hamas e quajti lirimin një moment të rëndësishëm, raportojnë mediat e huaja.

“Sot ne e detyrojmë pushtuesin kriminel që të hapë dyert e qelive të tij për të burgosurit tanë heroikë dhe ky është zotimi ynë ndaj tyre për liri, si dhe ndaj popullit tonë që të vazhdojë të ecë së bashku në rrugën e pavarësisë dhe vetëvendosjes”, shkruante në deklaratën e Hamas.

Ata thanë se kjo është një nga ditët e pavdekshme të popullit palestinez.

Më herët gjatë ditës, Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, i dorëzoi katër të burgosur izraelitë në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, në përputhje me marrëveshjen aktuale të shkëmbimit dhe armëpushimit

Exit mobile version