Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në pika të ndryshme të Rripit të Gazës nën bllokadë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në pika të ndryshme në pjesën qendrore të Gazës.

Ndërkohë nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje të jetëve në sulme. Lidhur me sulmet nuk është dhënë deklaratë as nga ushtria e Izraelit.

Ndërsa në një deklaratë një natë më parë nga ushtria izraelite thuhej se sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt” ka shkatërruar një raketë të dytë të lëshuar nga Gaza në 24 orët e fundit.

Kreu i Komitetit të Katarit për Rindërtimin e Gazës, Mohamed al-Emadi më 6 shtator njoftoi se pas protestave të zhvilluara nën emërtimin “Trazirat e natës” është arritur marrëveshje për sigurimin sërishëm të qetësisë në Rripin e Gazës.

Izraeli me sulmet e tij në muajin maj në Gaza kufizoi njëkohësisht edhe hyrjen e produkteve themelore humanitare. Kjo situatë në pikat kufitare, nuk u rregullua pavarësisht sigurimit të armëpushimit.

Pas kësaj të rinjtë palestinezë që kanë emërtuar veten si “Njësia e Trazirave të Natës” prej një jave me qëllimin për të protestuar kundër bllokadës dhe për të shqetësuar kolonët hebrenj dhe ushtarët izraelitë, në orët e natës dogjën goma të automjeteve dhe hodhën bomba zëri në zona të ndryshme në vijën kufitare. /aa