Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj një zone bujqësore dhe ndaj një pike të Brigadës Izz ad-Din Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës nën bllokadë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë ndërmorën sulm ndaj një toke bujqësore në veri të Gazës dhe ndaj një pozicioni të Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam në pjesën qendrore të Gazës.
Teksa ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje jete në sulme, në një deklaratë nga llogaria e medias sociale e ushtrisë izraelite thuhet: “Në kundërpërgjigje të ‘balonave të zjarrit’ që janë lëshuar nga Gaza, në objektiv është vendosur një qendër e trajnimit dhe e prodhimit të armëve që i përket Hamasit”.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 11 persona u plagosën në sulmet që ushtarët izraelitë kryen ndaj palestinezëve që dënuan bllokadën ndaj Gazës në orët e mbrëmjes në zonën kufitare.
Izraeli që nga viti 2006 mban nën bllokadë tokësore, detare dhe ajrore Rripin e Gazës e cila ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorë. /aa