Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në rajonin Dahieh në jug të Bejrutit, kryeqyteti i Libanit, ndërkohë që vijonte vizita e ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimeve nga burimet në rajon, ushtria izraelite shënjestroi një ndërtesë në rrethin Dahieh.
Ndërsa tymi po ngrihej nga Dahieh pas bombardimeve, nuk pati asnjë deklaratë as nga autoritetet libaneze dhe as izraelite në lidhje me sulmin.
Sulmi ajror izraelit në Bejrut erdhi ndërkohë që po vazhdonte vizita e ministrit të Jashtëm iranian Araghchi.
Araghchi, i cili erdhi mëngjesin e sotëm në Bejrut për të zhvilluar bisedime, u takua me kryeministrin libanez Najib Mikati.
Izraeli ditët e fundit ka kryer sulme të shpeshta ajrore në rajonin Dahieh të Bejrutit, i cili llogaritet si bastioni i Hezbollahut.