Iz’raeli kreu sulm ajror ndaj aeroportit dhe sistemet e radarëve në Siri

Izraeli sulmoi aeroportin “Sule” në jug të Sirisë dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore të administratës së Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, forcat izraelite kanë kryer sot sulm ajror mbi sistemet e radarëve në aeroportin “Sule” në provincën Suwayda dhe Batalionin e 79-të të Mbrojtjes Ajrore në provincën Daraa.

Ende nuk dihet nëse ka të vdekur apo të plagosur nga sulmi. Ushtria e regjimit të Asadit dhe elementët e Hezbollahut janë të pranishëm në zonat e sulmuara.

Dje, Izraeli sulmoi të paktën 4 pika të ndryshme afër Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga Izraeli dhe regjimi i Asadit në lidhje me sulmet.

Izraeli ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri që nga fillimi i luftës civile në 2011.