“Izraeli ka shkelur kufirin libanez 11 mijë herë”

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka deklaruar se Izraeli ka shkelur kufirin libanez 11 mijë herë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenca libaneze, përmes një deklarate me shkrim pas takimit të presidentit Aoun me koordinatorin special të OKB-së për Libanin, Pernille Dahler Kardel, tha se: “Presidenti Michel Aoun ka komunikuar me koordinatorin e OKB-së se Izraeli deri në ditën e sotme ka shkelur kufirin libanez 11 mijë herë dhe vazhdon me këmbëngulje këto shkelje. Libani, si përgjigje ndaj kësaj, është duke mbrojtur vetveten, duke respektuar rregulluar e OKB-së”.

OKB-ja përcaktoi një Linjë të Kaltër ndërmjet Libanit dhe Izralit pas tërheqjes së trupave izraelite nga Libani në vitin 2000. Që atëherë, Libani vazhdimisht është ankuar për shkeljet e kufirit nga Izraeli, sidomos të hapësirës së saj ajrore.

Në deklaratën e Presidencës libaneze theksohet se “përgatitjet e Izraelit për të ndërtuar një mur në vijën kufitare libaneze poashtu janë shqetësuese dhe nuk përputhen me rregullat ndërkombëtare kufitare”.

Libani, i cili ndan kufirin me shtetin e vetëshpallur hebre, në vitin 2006 mbante barrën e një konfrontimi ushtarak mes Izraelit dhe grupit militant shiit Hezbollah, konfrontim i cili përfundoi pas 36 ditëve të luftës me një rezolutë të OKB-së, sipas së cilës, trupat ndërkombëtare paqeruajtëse u vendosën së bashku përgjatë kufirit.