Izraeli ka shembur 866 shtëpi, duke lënë 1.221 palestinezë të pastrehë

RAMALLAH (AA) – Diplomatët e Bashkimit Evropian theksojnë se Izraeli gjatë vitit 2016 ka shembur 866 objekte për shkak të cilës 1.221 palestinezë mbetën pa kulm mbi kokë, ndërsa gati gjysma prej tyre janë fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e objekteve, siç theksojnë diplomatët, që janë shembur gjenden edhe disa nga ato që janë ndërtuar prej 536.000 eurove të cilat BE-ja ua dha palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Madje 60 për qind e objekteve të shembura gjenden në Bregun Perëndimor, që edhe më tej është në kontroll të plotë izraelit.

Izraeli ka imponuar lidhje kufizuese për zhvillimin e palestinezëve në këtë rajon.

Në njoftim të cilin Bashkimi Evropian e publikoi të enjten, diplomatët dënojnë shembjen e shtëpive.