Ushtria izraelite ka shtuar sulmet ushtarake në të gjithë Rripin e Gazës, me fokus të veçantë gjatë orëve të fundit në zonat qendrore dhe lindore të qytetit të Gazës.
Banorëve të lagjes Zeitoun në lindje të qytetit iu është dhënë urdhër për t’u zhvendosur drejt pjesës perëndimore, e cila gjithashtu po përjeton bombardime të vazhdueshme nga forcat izraelite.
Ky urdhër evakuimi vjen si reagim ndaj një prite ushtarake të organizuar nga fraksione të armatosura palestineze.
Ushtria izraelite njoftoi për dy incidente të rënda sigurie: një në lagjen Zeitoun dhe një tjetër në Rafah, ku disa ushtarë izraelitë janë plagosur, ndërsa përplasjet me grupet e armatosura palestineze po intensifikohen.
