Irani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit deri në 20% me centrifuga të avancuara, në uzinën e saj në Fordo, sipas kontrollorëve të OKB-së, të cituar nga gazeta më e madhe izraelite ”Haaretz”.
Gazeta theksoi se lëvizja synon të rrisë tensionet, në momentin kur në Vjenë janë duke u zhvilluar bisedime mes Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore.
Për këtë çështje, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA) ka vendosur të rrisë frekuencën e kontrolleve në Fordo dhe Irani ka rënë dakord.
Teherani akuzon Izraelin “për propagandim të gënjeshtrave për dështimin e bisedimeve të Vjenës”.
Gazeta thotë se kjo është deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh. /atsh