Me asnjë grup apo akt terrorist nuk mund të mbulohet e të arsyetohet terrori shtetëror izraelit mbi popullsinë civile e të pambrojtur palestineze të Gazës.
Dhe asgjë sa kjo pandjeshmëri e botës ndaj masakrës barbare mbi civilët e Gazës nuk i forcon anti-izraelitët dhe nuk e shton numrin e armiqve të hebrenjve si dhe, asgjë si ky konflikti në Lindjen e Mesme nuk i mbulon veprimet luftënxitës të Putinit në Ballkan dhe nëpër botë.
Ndërkohë vetëm të eturit për gjak njeriu nuk mund ta shohin se nëse vazhdon kësaj rruge, Izraeli shumë shpejt mund të bëhet vend i pabanueshëm për ata që nuk duan ta vrasin tjetrin dhe që thonë se dhuna nuk të çon drejtë paqes, por drejtë dhunës edhe më të madhe se ajo e mëparshmja.
Nga: Kim Mehmeti