Iz’raeli heton “mundësinë” që lideri i Ha’masit, Yahya Sinwar, të jetë vrarë në su’lmet iz’raelite në Ga’za

Lideri i Hamasit, Yahya Sinwar

Ushtria izraelite ka njoftuar se po heton “mundësinë që shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar, të jetë i vrarë” në sulmin që ka kryer në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në njoftimin nga ushtria izraelite thuhet se në sulmin në Gaza janë vrarë tre palestinezë.

Sipas njoftimit, ushtria izraelite dhe Agjencia e Inteligjencës së Brendshme Shin-Bet po heton nëse njëri nga tre palestinezët që u vranë në sulm është Sinwar, por identitetet e tyre ende nuk janë konfirmuar.

Gjithashtu në njoftim u bë e ditur se në sulmin në fjalë ndaj ndërtesës nuk ka pasur asnjë shenjë se ka pasur pengje izraelite.

Nga ana tjetër, Hamasi ende nuk është prononcuar rreth vlerësimit të ushtrisë izraelite.