Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, bëri hapjen zyrtare të ambasadës së vendit të tij në kryeqytetitn e Bahreinit, Manama, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shiritin e hapjes së ambasadës e prenë ministri izraelit Lapid dhe ministri i Jashtëm i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.
Në një fjalim gjatë hapjes, Lapid tha se “Izraeli sot ka hedhur një hap të madh dhe historik në rajonin e Gjirit”.
Lapid, në kuadrin e një vizite zyrtare, vizitoi Bahreinin me të cilin vendi i tij ka nënshkruar marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Bahreinit u nënshkrua me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator 2020. /aa