Izraeli godet shkollën dhe shtëpitë ku ishin strehuar civilët në Gaza, humbin jetën 11 persona

Njoftohet se 11 palestinezë, mes tyre edhe fëmijë, humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet shëndetësore, ushtria izraelite goditi shkollën Salah al-din, ku civilët e zhvendosur u strehuan në lagjen Daraj në lindje të qytetit të Gazës.

Në sulm humbën jetën pesë palestinezë, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa u plagosën edhe shumë të tjerë.

Trupat u sollën mes lotëve të të afërmve të tyre në spitalin rajonal Al-Ahli.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, një person u vra dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm tjetër izraelit që shënjestroi palestinezët e mbledhur në rajonin Jabaliya në veri të Rripit të Gazës.

Gjithashtu, ushtria izraelite goditi shtëpinë e familjeve palestineze “Jerade” dhe “Hatir” në lagjen Shuyaiyya në lindje të qytetit të Gazës. Në sulm humbën jetën pesë palestinezë dhe shumë të tjerë u plagosën.