Izraeli sot herët në mëngjes ka goditur zonat e Rripit të Gazës me zjarr artilerie, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pozicionet e Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i grupit palestinez të rezistencës Hamas, kanë qenë në shënjestër”, tha ushtria izraelite në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter.
Sulmet u kryen si kundërpërgjigje për lëshimin e balonave ndezës nga Gaza, thuhet në deklaratë.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të plagosur.
Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në Gaza gjatë javës së fundit, së bashku me shtrëngimin e bllokadës, nën të cilën ndaloi hyrjen e karburantit për termocentralin e vetëm të Gazës, duke zhytur territorin palestinez në errësirë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më herët e paralajmëroi Hamasin se Izraeli çdo balon ndezës e konsideron si një raketë.