Izraeli godet një objekt të prodhit të armëve kimike në Siri

Regjimi sirian ka pretenduar se Izraelin ka goditur një bazë ushtarake që përdorej për prodhimin e armëve kimike.

Ushtria siriane bëri të ditur se dy ushtarë janë vrarë pasi avionët izraelitë në hapësirën ajrore libaneze qëlluan me raketa në objektin në zonën veriperëndimore Masyaf.

Qeveria e SHBA-ve ka akuzuar Qendrën Shkencore dhe Kërkimore të Sirisë në Masyaf për prodhimin e armëve kimike që dyshohet se përdoret nga udhëheqësi i regjimit Bashar al-Asad kundër civilëve sirianë, duke i vendosur sanksione 271 punonjësve të saj më parë këtë vit.

“Sulmi i raportuar mbrëmë nuk është rutinë. Ai synonte një qendër ushtarake-shkencore siriane për zhvillimin dhe prodhimin, ndër të tjera, edhe raketave precize. Kjo do të ketë rol të rëndësishëm në raundin e ardhshëm të konfliktit”, ka shkruar Amos Yadlin, ish-shef i inteligjencës së përgjithshme dhe ushtarake të Forcave Ajrore izraelite.

Ai shtoi se “Fabrika që u shënjestrua në Masyaf prodhon armë kimike dhe bomba fuçi që kanë vrarë mijëra civilë sirianë. Nëse sulmi u krye nga Izraeli, do të ishte një veprim i lavdërueshëm dhe moral nga Izraeli kundër masakrës në Siri”.

Izraeli zakonisht nuk komenton operacionet në Siri, por politikanët më parë konfirmonin se forcat ajrore kanë kryer sulme në vendin fqinj, kryesisht për të ndaluar armët që të transferohen tek militantët libanezë të Hezbollahut. /AA/