Izraeli i ka kërkuar Arabisë Saudite miratimin e krijimit të një aleance në Lindjen e Mesme kundër Iranit.
“Është koha të krijojmë një aleancë të çfarëdo lloji në Lindjen e Mesme për të luftuar terrorin,” tha ministri i brendshëm izraelit ,Avigdor Lieberman, në një intervistë me mediat gjermane
“Mbretërit e gjirit kanë treguar se armiku kryesor i tyre nuk është Izraeli por Irani. Nuk është me rëndësi nëse kjo aleancë përbëhet nga myslimanët, hebrenjtë ose krishterët.”
Lieberman kritikoi pesë nga gjashtë shtetet që kanë nënshkruar heqjen e sankcioneve me Iranin, mes tyre edhe Gjermaninë./bs/