Izraeli ka filluar të vaksinojë fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç kundër COVID-19.
Edhe pse fushata e vaksinimit filloi zyrtarisht sot, disa fëmijëve iu administrua vaksina BioNTech/Pfizer në disa vende një ditë më parë.
Komisioneri e shtetit për Koronavirusin, Salman Sarka foli për një “festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre”, sipas raporteve të medieve.
Kryeministri Naftali Bennett u kishte bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt dhe efikase, duke iu referuar edhe valës së COVID-19 në Evropë.
Izraeli po sheh gjithashtu një rritje të shkallës së infeksionit.
Fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve.
Sipas prodhuesit, vaksina ka një efikasitet prej 91 për qind në këtë grupmoshë në lidhje me format simptomatike të sëmundjes. /atsh