Ministrat izraelitë kanë hedhur gurthemelin për një projekt të ri për ndërtimin e 350 njësive të hebrenjve në vendbanimin Beit El pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kanali 20 i Izraelit raportoi se ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, ministri i Sigurisë Publike, Amir Ohana, ministri i Arsimit, Yoav Gallant dhe ministri i Bashkëpunimit Rajonal, Ofir Akunis, së bashku me kreun e parlamentit izraelit, Yariv Levin dhe deputetë të tjerë morën pjesë në ceremoninë për të ndërtuar njësitë e reja të vendbanimeve.
“Vendbanimet dhe toka e Izraelit janë më të rëndësishme se çdo person apo ndonjë situatë politike”, tha para të pranishmëve në ceremoni ministri Edelstein, i cili është deputet i partisë ‘Likud’ në pushtet.
Nga ana tjetër, Gallant tha se qeveria e tij ka forcuar ndërtimin e vendbanimeve hebreje në vendbanimin Beit El, të cilin ai e përshkroi si “qytet izraelit ku jetonin paraardhësit”.
Në fund të vitit 2020, qeveria izraelite ka miratuar ndërtimin e 350 njësive të reja hebreje në vendbanimin Beit El.
Ligji ndërkombëtar Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor i konsideron si territore të pushtuara dhe të gjitha veprimtaritë e ndërtimit të venbanimeve hebreje atje i konsideron të paligjshme. /aa