Izraeli edhe këtë xhuma ndaloi hyrjen e qindra palestinezëve në Mesxhid-i Aksa

Policia izraelite ka ndaluar hyrjen e qindra palestinezëve të ardhur nga Bregu i pushtuar Perëndimor në Mesxhid-i Aksa për namazin e xhumasë, me arsyetimin se nuk posedojnë “leje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, policia izraelite që nga mëngjesi i ka ndaluar palestinezët në pikat e kontrollit, duke mos i lejuar ato të hyjnë në Harem-i Sherif.

Policia kërkoi identifikim prej atyre që dëshironin të hyjnë në Aksa, ndërsa palestinezët e ndaluar për të hyrë namazin e xhumasë e falën në rrugët e Qytetit të Vjetër dhe përreth mureve.

Ndërsa brenda në Mesxhid-i Aksa ishin marrë masa të rrepta sigurie.

Policia izraelite edhe katër të premtet e kaluar nuk lejoi hyrjen e qindra muslimanëve palestinezë në Mesxhid-i Aksa për të falur xhumanë.

Autoritetet izraelite kërkojnë leje të veçanta nga banorët e Bregut të pushtuar Perëndimor dhe të Rripit të bllokuar të Gazës për të hyrë në Kuds dhe Mesxhid-i Aksa.