Ushtria izraelite i ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, përveç një brigade, njoftoi të dielën një zëdhënës i ushtrisë.
Ushtria izraelite nuk ka hollësi të tjera rreth kësaj çështje.
Nuk është e qartë nëse kjo tërheqje do të ndikojë në kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit për ta pushtuar qytetin Rafah në jug të enklavës palestineze.
Një brigadë izraelite zakonisht përbëhet nga disa mijëra trupa. /rel