Ministrat dhe zyrtarët izraelitë janë takuar këtë javë për të diskutuar planet për ndarjen e Sirisë në blloqe provinciale, si pjesë e një strategjie për të siguruar interesat e tyre kombëtare të sigurisë.
Takimi, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, trajtoi çështje si përfshirja e Turqisë në Siri dhe shqetësimet për liderin e ri sirian, Ahmed Al-Sharaa.
Sipas planit, Siria mund të ndahet në tre blloqe kryesore: kurdët në verilindje, druzët në jug dhe regjimi i Assad-it në Damask.
Këto plane, të zhvilluara nga struktura izraelite e sigurisë, synojnë të “garantojnë sigurinë dhe të drejtat e të gjitha grupeve etnike siriane”.
Ministri i Energjisë, Eli Cohen, sugjeroi diskutimin e këtyre planeve në një konferencë ndërkombëtare, duke shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë të Izraelit për të mos ngjallur reagime negative nga sirianët. /mesazhi