Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli dhe Egjipti shkëmbejnë propozime për arritjen e një armëpushimi

Izraeli dhe Egjipti shkëmbejnë propozime për arritjen e një armëpushimi

Sipas transmetuesit publik izraelit Kan, Izraeli dhe Egjipti kanë shkëmbyer dokumente të reja të projekt-propozimeve për një marrëveshje armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve.

Këto propozime synojnë të kapërcejnë dallimet mes një marrëveshjeje për zgjatje armëpushimi të paraqitur nga i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe një kundër-propozimi të paraqitur nga Egjipti dhe Katari në fund të marsit.

Propozimi i Witkoff, i paraqitur muajin e kaluar, parashikon lirimin e pesë pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi dy-mujor dhe lirimit të një numri të madh të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Propozimi egjiptian kërkon që Hamasi të lirojë tetë pengje të gjallë dhe tetë të vdekur në këmbim të një armëpushimi që do të zgjaste nga 40 deri në 70 ditë, si dhe lirimin e shumë palestinezëve nga burgjet izraelite.

Exit mobile version