Izraeli dhe EBA firmosin marrëveshje për “normalizim të plotë” të marrëdhënieve

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet, njoftoi presidenti amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përparim i madh sot! Marrëveshje historike e paqes midis dy miqve tanë të mëdhenj, Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe!”, shkroi Trump në Twitter.

Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët nga SHBA, EBA dhe Izraeli, thuhet se ky përparim do të promovojë “paqen në rajonin e Lindjes së Mesme dhe është një dëshmi e diplomacisë dhe vizionit të guximshëm të tre liderëve”, duke iu referuar princit të kurorës së Abu Dhabit Mohamed bin Zayed al-Nahyan, presidentit amerikan Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Si pjesë e marrëveshjes për “normalizim të plotë” të marrëdhënieve , Izraeli do të “pezullojë” planet për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar “dhe do të përqendrojë përpjekjet e tij në zgjerimin e lidhjeve me vendet e tjera në botën arabe dhe muslimane”, thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të sigurt se përparime shtesë diplomatike me kombet e tjera janë të mundshme dhe do të punojnë së bashku për të arritur këtë qëllim”, theksohet më tej presidenti amerikan Donald Trump.