Izraeli dhe Bahreini normalizojnë plotësisht marrëdhëniet diplomatike

Izraeli dhe Bahreini janë pajtuar sot të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike në një përparim të dytë midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë pasi normalizoi lidhjet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja e fundit u finalizua gjatë një telefonate midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe mbretit të Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, sipas një deklarate të përbashkët SHBA-Bahrein-Izrael të publikuar në Twitter nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në deklaratë përshëndetet marrëveshja si një “përparim historik” që “do të avancojë më tej paqen në rajon”.

“Hapja e dialogut dhe lidhjeve të drejtpërdrejta midis këtyre dy shoqërive dinamike dhe ekonomive të përparuara do të vazhdojë transformimin pozitiv të Lindjes së Mesme dhe do të rrisë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon”, thuhet në deklaratë.