KUDS (AA) – Autoritetet izraelite kanë deportuar dy nga tre shtetasit turq të arrestuar nga policia izraelite të premten në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Të deportuarit, Abdullah Kızılırmak dhe Mehmet Gargılı, u akuzuan gjithashtu për “sulm ndaj policisë” dhe “rezistencë ndaj arrestimit”.
Tre turqit u arrestuan të premten para kompleksit Al Aksa në Kudsin Lindor para se të liroheshin me kusht nga një gjykatë izraelite të nesërmen, për t’u arrestuar sërish gjatë ditës së sotme, kur autoritetet paralajmëruan deportimin e tyre
Shtetasi i tretë turk, Adem Koç, u akuzua nga autoritetet izraelite për “prishjen e rendit publik” dhe “pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme”.
Sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, policia izraelite arrestoi Kızılırmakun dhe Gargılınë, të cilët ishin përpjekur të merrnin pjesë në namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë.
Një dëshmitar okularë tha se dy shtetasit turq, të cilët kishin edhe shtetësi belge, kishin veshur fanella me flamurin turk kur kishin tentuar të hynin në kompleks.