Të paktën 4 persona u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj tendave ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime spitalore, ushtria izraelite bombardoi çadrat e palestinezëve të zhvendosur në rajonin Asda, në veriperëndim të Khan Younis.
Sipas raportimeve të para, nga sulmi kanë humbur jetën 4 palestinezë dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Dëshmitarët okularë raportuan se tendat e palestinezëve të zhvendosur në rajonin Asda, herë pas here u shënjestruan me mitraloz dhe zjarr artilerie nga automjetet ushtarake që i përkisnin ushtrisë izraelite.
Më 18 gusht, ushtria izraelite zgjeroi sulmet e saj në lagjen Hamed, shumë afër zonave që kishte shpallur më parë si “zonë të sigurt” në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.