Njësitë e artilerisë izraelite bombarduan zona të ndryshme të Rripit të Gazës si dhe hodhën në erë disa banesa në veri dhe jug të saj, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, njësitë e artilerisë izraelite bombarduan zona të ndryshme të Rripit të Gazës në të cilin kryhet gjenocid që prej 7 tetorit.
Ushtria izraelite shënjestroi banesat në qytezën Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës.
Dëshmitarët në qytetin e Gazës njoftuan se Izraeli ka kryer disa sulme me artileri përreth fakultetit në zonën Tel Al-Hawa dhe se në të njëjtën kohë në zonë janë dëgjuar të shtëna armësh.
Automjetet ushtarake izraelite hapën zjarr në perëndim të lagjes Sabra dhe kryen sulme edhe ndaj zonave në jug të lagjes Al-Zeitoun.
Helikopterët izraelitë kryen sulme në verilindje të kampit të refugjatëve Nuseirat. Gjithashtu u dëgjuan shpërthime të mëdha si pasojë e bombardimit të ndërtesave në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.