Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iz’raeli bo’mbardon shtëpinë ku u strehuan të zhvendosurit në Ga’za, regjistrohen 5...

Iz’raeli bo’mbardon shtëpinë ku u strehuan të zhvendosurit në Ga’za, regjistrohen 5 vi’ktima

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të Izraelit ndaj një shtëpie ku familjet e zhvendosura janë strehuar në qendër të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi ku ishin strehuar të zhvendosurit në lagjen Nasr, në perëndim të qendrës së qytetit të Gazës.

Nga të dhënat e para mësohet se nga sulmi kanë humbur jetën 5 persona ndërsa 8 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.344 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 99.013 të tjerë u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

Exit mobile version