Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli bombardon shkollën ku janë strehuar civilët në Gaza, 40 të plagosur

Izraeli bombardon shkollën ku janë strehuar civilët në Gaza, 40 të plagosur

Dhjetëra palestinezë janë plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite në një shkollë ku ishin të strehuar civilët e zhvendosur në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga spitali “Al-Awda” në Gaza thuhet se ushtria izraelite bombardoi një shkollë e cila përdorej si qendër strehimi në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të para në bombardimin e kryer me mjete ajrore pa pilot (dronë) u plagosën 40 persona.

Civilët që ndodheshin në shkollë përjetuan frikë dhe panik për shkak të sulmit.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër ndërtesave të shkollave ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në Gaza.

Shumica dërmuese e 2.3 milionë njerëzve që jetojnë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet dhe bllokadën izraelite, janë zhvendosur të paktën një herë për shkak të sulmeve dhe shumë prej tyre janë strehuar në ndërtesat e shkollave.

Exit mobile version