Avionët luftarakë të Izraelit sulmuan dy ndërtesa në Rripin e Gazës ku ndodheshin Ministria e Punës dhe ajo e Zhvillimit Social, transmeton Anadolu Agency (AA).
Selame Marufe, Drejtori i Zyrës së Shtypit së Qeverisë së Hamasit, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin.
Ai tha se si pasojë e bombardimit, ndërtesa ku gjendej Ministria e Punës është shkatërruar plotësisht, kurse ajo e Ministrisë së Zhvillimit Social ka pësuar dëm në masë të madhe.
Marufe tha se shënjestrimi i ministrive është një krim i ri izraelit ndaj civilëve dhe institucioneve civile.
Ndryshe, të paktën 174 persona kanë humbur jetën dhe 1.200 janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji. /aa