Të paktën 27 palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit të një shtëpie nga avionët luftarakë izraelitë në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, burimet lokale thanë se avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Burimet bënë të ditur se në sulm, humbën jetën 27 palestinezë dhe shumë të tjerë u plagosën, shumica kryesisht të zhvendosur.
Theksohet se edhe në sulmin ajror të kryer nga avionët luftarakë izraelitë në zonën Sidra në lagjen Ed-Durc në lindje të qytetit të Gazës ka të vrarë dhe se njëkohësisht me këto sulme është shënjestruar me goditje artilerie edhe pjesa veriore e qytetit të Gazës dhe zona të tjera.