Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iz’raeli bo’mbardon dy shtëpi në Rripin e Ga’zës, vriten 7 pa’lestinezë

Iz’raeli bo’mbardon dy shtëpi në Rripin e Ga’zës, vriten 7 pa’lestinezë

Të paktën 7 palestinezë kanë humbur jetën pasi Izraeli shënjestroi 2 shtëpi në qytetin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite bombarduan shtëpitë e familjeve Abu Samra dhe Zarab në qytetin Beit Lahia.

Në sulm humbën jetën 7 palestinezë ndërsa theksohet se nën rrënoja ndodhen edhe persona tjerë.

Burimet e shëndetësisë njoftuan se disa persona u plagosën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në Departamentin e pediatrisë të spitalit “Kamal Adwan” në qytetin Beit Lahia.

Exit mobile version