Izraeli bombardon dy shtëpi në Gaza, vriten 12 palestinezë

Të paktën 12 palestinezë, përfshirë dy fëmijë janë vrarë në sulmet ndaj dy shtëpive në Rripin e Gazës ku Izraeli kryen gjenocid, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet shëndetësore, 8 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë dhe 3 gra humbën jetën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite ndaj shtëpisë së familjes Dahshan në lagjen Sabra në qendër të Gazës.

Dëshmitarët thanë se 4 palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimit të shtëpisë së familjes Ridwan në bulevardin e Gazës së vjetër në Jabalia nga avionët luftarakë izraelitë.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza tha se ushtria izraelite ka shënjestruar shtëpitë në Gaza, kryesisht gjatë natës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 45.361 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 107.803 persona të tjerë u plagosën.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.