Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iz’raeli bo’mbardon disa rajone në Rripin e Ga’zës

Iz’raeli bo’mbardon disa rajone në Rripin e Ga’zës

Ushtria izraelite kreu sulme në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, përfshirë qytetin Khan Younis në jug, kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore dhe në lagjen Shujaiyya në qytetin e Gazës në pjesën veriore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite bombardoi qytezën Khuzaa në Khan Younis. Në sulm humbi jetën një person dhe u plagosën shumë të tjerë. Viktima dhe të plagosurit u dërguan në Spitalin Evropian të Gazës.

Njësitë izraelite të artilerisë, bombarduan bulevardin Al-Mansoura në lagjen Shujaiyya që ndodhet në lindje të qyteti të Gazës si dhe kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 37.877 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 86.969 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

Exit mobile version