Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar pozicione ushtarake në Siri.
“Avionët e forcave ajrore izraelite ushtarake kanë bombarduar disa pozicione në Siri”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Izraeli bëri të ditur se avionët luftarak janë sulmuar me raketa të mbrojtjes ajrore të lëshuara nga ana e Sirisë gjatë kthimit nga një operacion në këtë vend.
Ushtria izraelite deklaroi se njëra prej raketave është asgjësuar.
Ndërkaq pala siriane deklaroi se avionët izraelit kanë bërë shkelje të hapësirës ajrore të Sirisë.
Në deklaratën e bërë nga ana e Sirisë bëhet e ditur se është rrëzuar njëri prej 4 avionëve izraelit, të cilët morën pjesë në një operacion që si objektiv kishte një pikë ushtarake në afërsi të Palmirës.
Ushtria izraelite gjatë shtatorit të vitit të kaluar kishte marr si objektiv pikat ushtarake në Siri, ndërsa pala siriane kishte lëshuar dy raketa të mbrojtjes ajrore ndaj avionëve izraelit, por nuk i kishin goditur avionët.