Izraeli bën thirrje për formimin e një “koalicioni rajonal të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Iranit”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, përsëriti thirrjen e tij për një “koalicion rajonal” kundër Iranit nën udhëheqjen e SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gantz mbajti një fjalim në një ceremoni çmimesh për ushtarët izraelitë.

Në fjalën e tij, ministri Gantz pohoi se “Irani ka fikur kamerat e objekteve bërthamore, ka zgjeruar operacionet e tij sulmuese në rajon dhe vazhdon veprimet e tij që refuzojnë dhe sfidojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje bërthamore”.

“Ka nevojë për të ndërtuar një fuqi të përbashkët rajonale (kundër Iranit) nën udhëheqjen e SHBA-së. Partneriteti dhe marrëdhëniet e thella që kemi me partnerët dhe aleatët tanë amerikanë, si dhe marrëdhëniet që kemi krijuar dhe zhvilluar me vendet e rajonit vitet e fundit, janë një element i rëndësishëm i suksesit të Izraelit në rajon”, tha Gantz.

Gantz kishte bërë një thirrje të ngjashme gjatë vizitës së tij në maj në SHBA. /aa