Izraeli arreston fituesin e çmimit Oscar, palestinezin Hamdan Ballal

Ushtria izraelite konfirmoi se ka arrestuar Hamdan Ballal, anëtar i ekipit të dokumentarit “No Other Land” fitues i çmimit Oscar dhe dy palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria, pretendohet se ushtarët dhe policia izraelite erdhën për të shuar incidentet që shpërthyen pasi izraelitët të cilët uzurpojnë tokat palestineze, sulmuan fshatin Susya, ku jetojnë palestinezët.

Në deklaratë thuhet se u arrestuan tre palestinezë, përfshirë Ballal të cilët dyshohen se kanë hedhur gurë ndaj forcave izraelite si dhe një izraelit i përfshirë në incidente.

Në një deklaratë të përbashkët nga aktivistët në Masafer Yatta që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor, u tha se izraelitët të cilët uzurpojnë tokat palestineze, sulmuan fshatin Susya në të cilin jetojnë palestinezët.

Theksohet se në sulmin e izraelitëve të maskuar që mbanin mjete prerëse dhe armë, ka pasur të plagosur dhe se janë dëmtuar pronat e palestineze.

Gjithashtu u informua se nga izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze janë sulmuar edhe pesë aktivistë hebrenj amerikanë që erdhën në vendngjarje për të dokumentuar sulmin dhe që automjeti në të cilin ndodheshin aktivistët u godit me gurë.

Në sulmin e kryer nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite, u plagos edhe Hamdan Ballal, një anëtar i ekipit të dokumentarit “No Other Land” fitues i çmimit Oscar.

“No Other Land”, i cili tregon historinë e luftës së palestinezëve kundër politikës për shkatërrim dhe mërgim që ushtria izraelite ka zbatuar në Masafer Yatta në Bregun Perëndimor të pushtuar, fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë këtë vit.

Në ekipin e dokumentarit përfshihej edhe Hamdan Ballal.