Forcat izraelite arrestojnë 3 peshkatarë palestinezë në hapësirat e Gazas, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA nga zyrtari i Komitetit të Peshkimit në Gaza, Zekeriya Bekr tha se Forcat Detare Izraelite në hapësirat e bregdetit të Gazës kanë arrestuar 3 peshkatarë palestinezë, me emrat Muhammed Said Bekr, Muhammed Tarık Bekr dhe Abdullah Sabri, Bekr, duke njoftuar se forcat izraelite kanë konfiskuar edhe anijen e palestinezëve peshkatarë, tha se nuk kanë ndonjë informacion për atë se ku janë dërguar peshkatarët palestinezë.
Më 30 mars qeveria izraelite kishte marrë vendimin për rritjen e distancës së peshkimit në brigjet në jug të Gazës nga 6 në 9 milje detare.
Pas sulmeve të nisura më 7 Korrik 2014 nga Izraeli, më 26 gusht 2014 ishte arritur marrëveshja për armëpushim. Sipas kësaj marrëveshjeje distanca e peshkimit ishte vendosur të jetë 6 milje detare.