Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izrael, vazhdojnë protestat kundër reformës gjyqësore të Netanyahut

Izrael, vazhdojnë protestat kundër reformës gjyqësore të Netanyahut

Protestat kundër reformës në drejtësi të propozuar nga qeveria në Izrael e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu vazhduan në javën e 27-të, raporton Anadolu.

Duke mbajtur flamuj izraelitë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Kaplan” të Tel Avivit të shtunën mbrëma, duke brohoritur parulla kundër qeverisë.

Izraeli ka qenë në trazira politike muajt e fundit lidhur me planin e qeverisë së Netanyahut për të reformuar gjyqësorin, të cilin opozita e sheh si një marrje të pushtetit gjyqësor në favor të ekzekutivit.

Netanyahu pretendon se plani i tij do të avanconte demokracinë dhe do të rivendoste ekuilibrin midis pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

Në mars, Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, u tërhoq nën presion dhe njoftoi një ndalim të përkohshëm të planeve mes protestave në të gjithë vendin.

Exit mobile version