Numri i pacientëve me COVID-19 të sëmurë rëndë në Izrael ka kaluar shifrën 200, për herë të parë që nga prilli.
“Janë 362 pacientë me koronavirus që po trajtohen në spital”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Prej tyre, 212 konsiderohen të sëmurë rëndë, me 37 në ventilatorë.
Në kulmin e pandemisë në Izrael, në janar, numri i të sëmurëve rëndë ishte rreth 1 200.
Numri i infeksioneve të reja të raportuara brenda një dite ka tejkaluar 2 000 për gjashtë ditë me rradhë.
Duke pasur parasysh infeksionet në rritje, javën e kaluar qeveria izraelite u bë e para në botë që filloi t’u sigurojë të gjithë personave mbi 60 vjeç një vaksinë të tretë përforcuese nga BioNTech/Pfizer, duke krijuar një precedent që po shqyrtohet nga vende të tjera.
Gati 58 për qind e 9,3 milionë izraelitëve janë plotësisht të vaksinuar. /atsh