Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izrael, nxënësit kthehen në shkollë pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19

Izrael, nxënësit kthehen në shkollë pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19

Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19), autoritetet izraelite kanë vendosur që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator dhe nxënësit të kthehen në shkollë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë, Qeveria e Izraelit miratoi planin e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilit nuk do të ketë mësime online, por nxënësit do të kthehen në shkolla.

Sipas vendimit dhe me miratimin e prindërve, të gjithë nxënësit mbi 12-vjeç do të vaksinohen kundër koronavirusit.

Mësuesit, stafi i shkollës dhe nxënësit mbi moshën 12-vjeç do të hyjnë në shkolla me një certifikatë të vaksinimit ose një test negativ të koronavirusit që nuk do të jetë më i vjetër se 48 orë.

Nxënësit do të pajisen me testime falas të shpejta të koronavirusit.

Me shfaqjen e variantit Delta të koronavirusit, pati një përkeqësim të pasqyrës epidemiologjike në Izrael.

Në fillim të qershorit, numri i rasteve aktive në Izrael ra në 200, ndërsa sot ka 65.780 njerëz të infektuar në Izrael.

Presioni mbi sistemin e kujdesit shëndetësor izraelit është gjithashtu në rritje, duke marrë parasysh faktin se në qershor në spitale ishin 30, ndërsa sot 669 pacientë të hospitalizuar me COVID në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i pandemisë në Izrael, më shumë se 990.000 njerëz janë infektuar me koronavirus, dhe 6.830 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit. /aa

Exit mobile version