Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar projektligjin i cili i jep autoritet kryeministrit Benjamin Netanyahu që të shpallë luftë pas konsultimit me ministrin e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Haaretz” theksohet se është miratuar në votimin e dytë dhe të tretë projektligji në fjalë i cili i jep autoritet kryeministrit izraelit që në situata të jashtëzakonshme të shpallë luftë pas konsultimit me ministrin e Mbrojtjes. Në lajm nuk është dhënë informacion në lidhje me numrin e deputetëve që kanë votuar në favor të ligjit.
Me ligjin në fjalë Netanyahu nuk do të jetë më i detyruar që të marrë miratimin e qeverisë apo të komisionit të çështjeve të sigurisë dhe politike të Knesset për të shpallur luftë.
Para votimit të Knesset-it, Netanyahu pretendoi se inteligjenca izraelite ka siguruar prova se Irani po punonte për një program sekret për të prodhuar armë bërthamore.