Pretendohet se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka dhënë udhëzime për rekrutimin e 7 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë (Haredi).
Sipas gazetës “Israel Hayom”, Gallant u takua me shefin e Shtabit Herzi Halevi, zëvendësshefin e Shtabit Amir Baram dhe shefin e Drejtorisë së personelit të ushtrisë Yaniv Asor për të diskutuar mbi çështjen e rekrutimit të ushtarëve Haredi.
Gjatë takimit u bë një prezantim i shkurtër në lidhje me informacionin për grupin e parë të rekrutëve Haredi. Në fund të mbledhjes, Gallant miratoi rekomandimin e ushtrisë për rekrutimin e 7 mijë Haredive në ditët në vijim.
Thuhet se, që nga fundi i korrikut, vetëm 900 haredi i janë përgjigjur urdhrit të dërguar 3 mijë haredive për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në lajmin e publikuar dje në gazetën “Yedioth Ahronoth”, thuhej se ushtria izraelite, e cila vazhdon sulmet në Rripin e Gazës dhe në Liban, kishte nevojë të thërriste në detyrë 7 mijë ushtarë.