Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.
Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan.
Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor.