Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Ivani i tmerrshëm” bie në pranga në Gjermani

“Ivani i tmerrshëm” bie në pranga në Gjermani

Fytyra që simbolizon huliganizmin dhe nacionalizmin ekstrem të serbëve, edhe kur bëhet fjalë për sportin, fitoi kopertinat e medieve sportive gjermane në rastin më të parë këtë mesjavë.

Ivan Bogdanov, ultrasi i Crvena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit), që u bë protagonist në dhunën ndaj futbollistëve shqiptarë para 3 vitesh, u arrestua nga policia gjermane nën dyshimin se po përgatiste trazira në Këln.

Tetë tifozë të Crvena Zvezdës, që janë në një listë europiane vëzhgimi të INTERPOL-it, u vunë në pranga, por më pas u liruan në zonën e Nordrhein-Westfalen (North Rhine-Westphalia), para ndeshjes së Europa League mes Këlnit dhe skuadrës serbe.

Mes tyre ishte dhe “Ivani i tmerrshëm”, siç është pagëzuar nga mediet pas trazirave në ndeshjen me Shqipërinë, atë me Italinë në “Marassi”, por gjithashtu në disa përballje të tjera në Beograd.

Ivan Bogdanov dhe 7 personat e tjerë u ndaluan në një apartament në qendër të Këlnit. Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, huligani serb kërkonte ta kthente sfidën kontinentale në një skenë për akte provokuese, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.

Exit mobile version