Ballina Lajmet Kosovë Iu gjetën 99 qese me kanabis – ngritët aktakuzë ndaj gjakovarit

Iu gjetën 99 qese me kanabis – ngritët aktakuzë ndaj gjakovarit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Ll., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, ndër të tjera, cekët se i pandehuri E.Ll., më parë e gjer më datë 07.10.2024, rreth orës 15:00 në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, nga ana e zyrtarëve policorë, janë gjetur dhe sekuestruar 99 (nëntëdhjetë e nëntë) qese plastike me substancë narkotike të llojit Kanabis (Marihuanë), që përmban THC, me peshë neto të përgjithshme prej 601.87 ±0.0001 gram, si dhe një peshore digjitale, të gjitha të sekuestruara në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /

Exit mobile version