Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka publikuar zyrtarisht kodin telefonik të Kosovës +383, por që identifikimin e Kosovës e ka listuar me fusnotë.
ITU-ja ka njoftuar se kodi është arritje e marrëveshjes me Republikën e Serbisë, ndërkaq për aktivizimin e tij do të ketë një datë tjetër, shkruan Lajmi.net.