Italianët të pandalshëm, mposhtin Belgjikën, kalojnë gjysmëfinale të “Euro 2020”

Italia ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropain pasi mposhti Belgjikën 2-1.

Kombëtarja e Italisë ka mposhtur Belgjikën 2-1 dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për Italinë që gjeti golin në min e 13’ përmes Leonardo Bonuccit por ky gol u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Pak minuta më vonë në min e 31’ realizoi Nicolo Barella për epërsinë e parë të Italisë.

Në min e 44’ Italia dyfishoi epërsinë pas një supergoli të Lorenzo Insignes.

Krejt në fund të pjesës së parë në min 45+2’ realizoi Romelu Lukaku nga penalltia për rezultatin e pjesës së parë 2-1.

Në pjesën e dytë belgët ishin shumë më të mirë, e dominuan Italinë në tërësi por pa arritur të realizojnë ndonjë gol.

Italia në gjysmëfinale takohet me Spanjën.