Ministria italiane e Shëndetësisë ka përcaktuar në një qarkore administrimin e dozës përforcuese të vaksinave antiCOVID-19 për të gjithë grupmoshën mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.
“Në dritën e rezolutave më të fundit të EMA-s, është miratuar administrimi i dozës së tretë të vaksinës antiCOVID-19 për personat me imunitet të dobësuar të të gjitha moshave dhe për të gjithë ata mbi 60 vjeç, gjithmonë pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor”, shpjegoi ministria.
Vendimi vjen ndërsa ka ende 8,4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 (15,54 për qind e popullsisë) dhe në grupmoshën më kritike të 15-vjeçarëve mbeten pothuajse tre milionë (saktësisht 2 987 859) të paimunizuar. /atsh