Qeveria italiane vendosi të ndihmojë dhe më tej qytetarët e vet për shkak se çmimin e karburanteve po vazhdojnë të rriten tash e pesë muaj, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.
Në vendimin e fundit, qeveria italiane zgjati deri në 2 gusht afatin për masën që ul me 30 centë çmimin e karburanteve për t’i ndihmuar qytetarët në këto kohë krize.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Financave, Franco dhe ai i Transportit, Roberto Cingolani të cilët deklaruan se do të qëndrojnë pranë qytetarëve deri në normalizimin e situatës me çmimet.